Ja kë shohin favorite kompanitë e basteve për të fituar Kupën e Botës

Kompanitë e basteve kanë publikuar koeficientët për Kombëtaren favorite në Kupën e Botës që vitin tjetër do të zhvillohet në Rusi.

Shumë tifozë spanjollë janë të entuziazmuar për të përjetuar vitin e ardhshëm në Rusi atë që e përjetuan në Afrikë të Jugut 2010, kur Spanja e fitoi Kupën e Botës, bastet nuk e shohin atë si favorite serioze për të fituar Kupën e Botës.

Përkundër formës së jashtëzakonshme në kualifikime dhe renditjes së kombëtarëve në FIFA, Spanja është vetëm favoritja e katërt për të triumfuar në Rusi.

Sipas basteve, Franca është favoritja kryesore me koeficientin 5.5, pastaj vjen Gjermania me koeficientin 6.00 dhe Brazili në vendin e tretë me koeficientin 7.00.

Argjentina e Messit është favoritja e pestë, ndërsa Portugalia e Ronaldos e nënta.

Pas tyre renditet kombëtarja e vetme Ballkanike, Kroacia me koeficinet 26.00, njëjtë sikurse edhe dy skuadrat nga Amerika e Jugut, Kili dhe Uruguai.

Leave a Reply