Publikohen rrogat në Serie A, ja sa fitojnë futbollistët shqiptarë

E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta Dello Sport”, ka publikuar rrogat e futbollistëve në Serie A për sezonin 2017-2018. Listës së futbollistëve më të paguar i prinë futbollisti i Milanit, Leonardo Bonuçi, duke lënë pas vetes dy sulmuesit e Juventusit, argjentinasit Gonzalo Higuain dhe Paolo Dybala.

Mirëpo ku renditen në këtë listë futbollistët shqiptarë që luajnë në “Serie A”. Asnjëri prej tyre nuk kalon shifrën e 1 milion eurove, ndërsa si më të paguar janë Etrit  Berisha, portieri i Atalantas që ka një pagë vjetore prej 700 mijë euro, njëjtë sikurse edhe Elseid Hysaj i Napolit.

Podiumi plotësohet nga Thomas Strakosha që me Lazion përfiton 600 mijë euro në sezon.

 

Futbollistët Ekipi Vlera
Etrit BERISHA Atalanta 700 000 euro
Elseid HYSAJ Napoli 700 000 euro
Thomas STRAKOSHA Lacio 600 000 euro
Ledian MEMUSHAJ Benevento 200 000 euro
Berat XHIMSHITI Benevento 100 000 euro

Leave a Reply