Shtyhet ndeshja e Kupës, Vardari-Shkupi

Për shkak paraqitjeve të skuadrës së Vardarit në fazën në grupe të Liga Evropa, sot Komisioni garues pranë FFM-së vendosi që ndeshja e 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë midis Vardarit dhe Shkupit të shtyhet për një datë tjetër.

Ndeshja në fjalë duheshe të zhvillohet me datë 13 shtator, mirëpo për shkak që Vardari vetëm një ditë më vonë do të duhet të zhvillojë ndeshjen e parë në Liga Evropa kundër Zenitit rus, ndeshja me Shkupin nuk do të zhvillohet në datën e paraparë.

Nuk është caktuar data e re e zhvillimit të këtij takimi, teksa 7 përballjet tjera të kësaj faze do të zhvillohen në terminin e planifikuar, të mërkurën që vjen me fillim në ora 15:30.

Ndeshja më interesante pa dyshim do të jetë ajo midis Rabotniçkit dhe Shkëndijës, teksa fituesi aktual i Kupës, Pelisteri do të përballet me Borecin e Ligës së Dytë.

 

Kupa e Maqedonisë

Ndeshjet e 1/8 së finales

RABOTNIÇKI 13.09.2017 SHKËNDIJA
SKOPJE 13.09.2017 EUROMILKU
RENOVA 13.09.2017 STRUGA TRIM LUM
PELISTERI 13.09.2017 BORECI
SILEKSI 13.09.2017 AKADEMIJA PANDEV
BREGALLNICA 13.09.2017 POBEDA
KOZHUVI 13.09.2017 TETEKSI
VARDARI ? SHKUPI

 

Leave a Reply