ZYRTARE, Erdon Daci një futbollist i ri i Konjaspor

Erdon Daci prej sot edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i skuadrës turke të Konjaspor. Ai me këtë skuadër ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa në një prononcim për “infOSport.mk” thotë se është tepër i kënaqur me kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të kësaj skuadre.

“Jam tepër i kënaqur me kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të Konjaspor. Kushtet janë fenomenale. E imja është që të punojë dhe sa më shpejt të arrijë në formacionin e parë të Konjasporit. Besoj se me ndihmën e Zotit ky transferim te kjo skuadër do më hap rrugët për të bërë edhe ndonjë hap më të madh në karrierën time. Ky është vetëm fillimi” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” futbollisti i talentuar shkupjan, Erdon Daci.

Ai po stërvitet me ekipin e parë, ndërsa për shkak moshës së re ai fillimisht do të luaj me ekipin B, përmes së cilit do të kërkoj që të bind trajnerin Akcay Mustafa Resit.

19-vjeçari Daci te Konjaspor transferohet nga skuadra e Vardarit, ndërsa në transferimin  e tij te skuadra turke kishte ndërmjetësuar menaxheri i njohur turk që jeton dhe vepron në Belgjikë, Bekir Tetik, ndryshe një ndër menaxherët kryesor te skuadra e njohur e Anderlehtit.

Ndryshe Daci me futboll kishte filluar që të merret që nga mosha 6-vjeçare kur ishte shkruar në shkollën e Vardarit, te e cila skuadër kishte kaluar të gjitha grup moshat, deri në ekipin e të rinjëve, me të cilët kishte marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve Evropian.

Ai gjithashtu është pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë U19, ndërsa së shpejti pritet që të merrë ftesë edhe nga ana e trajnerit Bllagoja Milevski, për t’iu bashkuar përfaqësues shpresa, që i nisi mjaft mirë eliminatoret për Evropianin e vitit 2019-të, duke mundur Armeninë në transfertë me reuzltatin 3:0.

Leave a Reply