ZYRTARE, Perishiç vazhdon kontratën me Interin

Ka marrë fund telenovela, Ivan Perishiç. Kroati i cili kërkohej me ngulm nga ana e Mançester Junajtedit, ju ka dhënë fund shpresave të “Djajve të Kuq” se mund të arrijnë te shërbimet e tij, duke vazhduar bashkëpunimin me Interin.

Lajmi është konfirmuar nga klubi zikaltër, me të cilët Perishiç ka nënshkruar një kontratë të re, sipas së cilës në “Xhuzepe Meaca” do të qëndrojë deri në vitin 2022, shkruan “infOSport.mk”.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Mirror”, Interi i trembet një oferte joshëse të Mançester Junajtedit dhe për këtë në kontratën e re nuk përfshihet asnjë klauzolë largimi për klubet nga Premierliga.

Leave a Reply