Interi nuk ndalet, mund edhe Spal (VIDEO)

Interi në sezonin e ri futbollistik nuk ka të ndalur. Të besuarit e trajnerit Luçiano Spaleti kanë marrë  edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje, duke ndjekur kështu në hap Juventusin.

Interi shënoi fitore 2:0 ndaj Spal, me golin e parë të shënuar nga ana e kapitenit Mauro Ikardi në minutën e 27-të, pas një penaltie të dhënë nga VAR.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë pjesës së parë, ndërsa goli i dytë erdhi vetëm kah fundi, kur 3 minuta para mbylljes së takimit Perishiç me një super gol të shënuar me të majtën e tij vendosi rezultatin e këtij takimi.

Interi në këtë mënyrë barazohet me Juventusin në krye të tabelës së klasifikimit, që të dyja skuadrat nga 9 pikë, por me kampionët në vendin e parë që kanë një gol-averazh më të mirë se “zikaltërit”.

Leave a Reply