Osmani zbardh formacionin anti-Pobeda, Hasani në bankinë, debuton Emini

Qatip Osmani ka zbardhur formacionin me të cilin do të zbres në fushë në ndeshjen ndaj Pobedës. Strategu tetovarë përballë skuadrës nga Prilepi ka përzgjedhur që të luaj me skemën 3-4-2-1, me Radeskin në sulm, që do të jetë i ndihmuar nga dyshja Besart Ibraimi dhe Izair Emini, i cili do të debutojë sot me fanellën e Shkëndijës.

Mungon kapiteni Ferhan Hasani, ndërsa mesfusha përbëhet nga Zhunior, Alimi, Totre dhe Todorovski, teksa në mbrojtje para portierit Zahov do të reshtohet treshja, Bejtullai, Teqja dhe Bojku.

Ndeshja Shkëndija – Pobeda i takon rrethit të katërt në elitën e futbollit vendor, ndërsa e njëjta do të startojë në ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Leave a Reply