Jasir Asani pranë transferimit te Partizani

Futbollisti shkupjan, Jasir Asani është pranë transferimit në radhët e skuadrës shqiptare të Partizanit. Kështu bëjnë të ditur mediat në tokën shqiptare, me Partizanin që para dy vite ishte gati të paguante 150 mijë euro për kartonin e tij, ndërsa sot mund ta bëjë të vetin me parametro zero.

22 vjeçari që aktualisht është një lojtar i lirë, pasi prishi më herët kontratën që e lidhi me Pobedën e Prilepit, sot ka pasur një takim me drejtuesit e Partizanit. Asani sezonin e mbylli me FC Shkupi, tek të cilët luajti si huazim nga Vardari, përderisa me këta të fundit i skadoi kontrata gjatë verës.

Asani me shumë gjasa do të bëhet pjesë e Partizanit edhe pse do të jetë problem regjistrimi i tij në Superligën e Shqipërisë, pasi merkatoja është mbyllur, me shkupjanin që nëse firmosë kontratë mund të luaj vetëm nga janari.

Kujtojmë që Asani kohëve të fundit u përfol se do të transferohej në Turqi, mirëpo si duket nuk gjeti akordin dhe tashmë sytë e shkupjanit janë drejtuar kah Partizani. /InfOSport.mk

Leave a Reply