Golat e grupit “H” nga fitoret e Realit dhe Totenhamit (VIDEO)

Reali i Madridit të mërkurën në mbrëmje para tifozëve të vetë në “Santiago Bernabeu” ashtu edhe siç pritej mundi APOEL Nikozian nga Qiproja me rezultatin 3:0, shkruan “infOSport.mk”.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Ronaldo, prezenca e të cilit Realin e bënë një skuadër më të plotë dhe më të frikshme. Yli portugez realizoi dy gola, nga një në secilën pjesë, teksa një gol tjetër realizoi kapiteni Serhio Ramos.

Në ndeshjen tjetër të grupit “H”, Totenhami me rezultati 3:1 mundi Borusinë e Dortmundit, për të cilën skuadër golin e vetëm e realizoi përforcimi më i fundit, ukrainasi Jarmolenko. Në anën tjetër te “spërsat” shkëlqeu Hari Kejn, që realizoi një “dopietë”, ndërkohë në listën e golashënuesve u regjistrua edhe jug-koreani Heung-Min Son.

Leave a Reply