Pandevi mungon ndaj ish skuadrës së tij Lacio

Goran Pandevi do të mungojë në përballjen ndaj ish skuadrës së tij Lacio. Reprezentuesi i Maqedonisë që është pjesë e Xhenovës, nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së sotme ndaj lacianëve, për shkak se ka probleme me muskulin e këmbës së majtë.

Pandevi u detyra të lë stërvitjen në gjysmë për shkak dhimbjeve dhe për këtë arsye 34 vjeçari nuk do të jetë në formacionin e trajnerit Ivan Juriqit. Kujtojmë që Pandevi pjesë e Lacios ka qenë për 5 vite dhe ka regjistruar 48 gola në 159 paraqitje.

Takimi Xhenova- Lacio luhet sonte me fillim në orën 20:45.

Leave a Reply