Reali kontakton Sançezin e Arsenalit

“Don Balon” raporton se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka kontaktuar sulmuesin kilian të Arsenalit, Aleksis Sançez, për një lëvizje të mundshme në “Santiago Bernabeu” gjatë merkatos së janarit.

Aleksis është në vitin e fundit të kontratës me Arsenalin dhe për të mos e humbur me parametra zero, “topçinjtë” mund të dëgjojnë ofertën e “mbretërve”.

Për shërbimet e kilianit gjithashtu interesohet edhe Mançester Siti, skuadër kjo që e kërkoi atë edhe gjatë merkatos së verës.

Sançez shihet si zëvendësim ideal për francezin, Karim Benzema, i cili nuk po kalon në formën e tij të mirë.

Edhe më të besueshme këtë lëvizje e bënë fakti se ish sulmuesi i Barcelonës mund të luajë në Ligën e Kampionëve për Realin nëse transferohet edhe në janar, duke pasur parasysh se Arsenali këtë edicion po luan në Liga Europa.

Leave a Reply