Aguero shumë pranë një rekordi të ri te Siti

Ylli argjentinas, Sergio Aguero është vetëm tri gola larg thyerjes së rekordit të golashënuesit më të mirë të skuadrës së Mançester Sitit, Erik Bruk.

Aktualisht Aguero është në kuotën e 175 golave në 259 takime, derisa Brouk ka dy gola më shumë (177 gola), të realizuar në 494 ndeshje.

Aguero ka shansin sot për të thyer këtë rekord në ndeshjen që skuadra e Mançester Sitit do ta zhvillojë kundër Kristal Pallasit në kuadër të javës së 6-të në Premierligë.

Aguero në 5 javët e para ka realizuar 6 gola.

Leave a Reply