Mungesat në Kombëtare, Panuçi fton edhe një debutues

Kur po afrojnë dy ndeshjet e fundit në eleminatoret e “Kampionatit Botëror 2018” ndaj Italisë dhe Spanjës, Shqipëria nuk do të jetë e kompletuar. Së fundmi është dëmtuar mesfushori Amir Abrashi, që pritet të mungojë të paktën katër javë.

Përpos tij, probleme së fundmi me dëmtimet kanë pasur edhe Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti. Gjithashtu, sulmuesi Bekim Balaj mungoi në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Ansi Agolli u dëmtua në përballjen me Maqedoninë.

Sikur të mos mjaftonin këto, trajneri Kristian Panuçi, do të përballet edhe me mungesat e mbrojtësit Mërgim Mavraj, dhe mesfushorëve Burim Kukeli e Odise Roshi që mungojnë për shkak të pezullimeve.

E gjithë kjo ka bërë që Panuçi të mendoj për emra të rinj, që do të duhet të debutojnë me fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë.

Sipas mediave italiane, futbollisti i Kombëtares U-21, Emanuele Ndoj do të grumbullohet me Kombëtaren A për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Italisë dhe Spanjës. Ndoj është pjesë e Breshia në Serie B, atje ku po zhvillon paraqitje mjaft të mira.

Leave a Reply