Gostivari kthehet i pamposhtur nga transferta në Shkup (VIDEO)

Gostivari mbetet një kala e pamposhtur për skuadrat në Ligën e Dytë Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Mensur Jakupi në ndeshjen e javës së 5-të në transfertë ndaj Makedonija Gj.P. barazuan me rezultatin 2:2, duke vazhduar të kryesojnë renditjen tabelare.

Ata ishin shumë pranë për të marrë tre pikët e plota, mirëpo një penalti e akorduar në minutat shtesë të takimit, ua mohoi atyre fitoren e katërt në kampionat.

Ndryshe ishte kjo një ndeshje me kthesa në rezultat. Makedonija Gjorçe Petrovi  avansoi e para me golin e shënuar nga Mihajlo Jakimoski në minutën e 38-të, teksa Gostivari u kundërpërgjigjë në pjesën e dytë, kur shënoi dy gola të shpejtë.

GoooalllllllLiris Bexheti ⚽️Makedonija Gj P : Kf Gostivari 1:1

Публикувахте от KF Gostivari в 26 септември 2017 г.

Fillimisht Liris Bexheti përmes një ekzekutimi perfekt të gjuajtjes së lirë, me të majtën e tij barazoi shifrat në 1:1 në minutën e56-të, teksa 10 minuta më pas Ilirid Ademi shënoi edhe golin e dytë, duke i mundësuar Gostivarit që për herë të parë të avansojë në këtë ndeshje.

Dhe kur të gjithë prisnin fitoren e skuadrës nga Pollogu, ashtu nuk ndodhi, pasi një penalti e akorduar në minutat e fundit të takimit për vendasit e Makedonija Gjorçe Petrovit, u shndërua në gol nga ana e Bobi Bozhinovskit për rezultat përfundimtarë të këtij takimi, Makedonija Gj.P 2, Gostivari 2.

Edhe përkundër këtij barazimi, Gostivari vazhdon të kryesoj tabelën e klasifikimit me 11 pikë, vetëm një më shumë se Vëllazërimi i vendit të dytë që ka 10 pikë, teksa Makedonija Gj.P. me vetëm 3 pikë mbetet në pozitën e fundit.

Leave a Reply