Festa e zakonshme e futbollistëve të Vëllazërimit (VIDEO)

Vëllazërimi ka vazhduar me serinë e rezultateve pozitive në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim. Skuadra kërçovare nën drejtimin e trajnerit Nazmi Ajdini të martën në teren vendas mundi EuroMilkun, duke arritur në këtë mënyrë edhe fitoren e tretë pas 5 xhirove të para, që e ngritën këtë skuadër në pozitën e dytë me 10 pikë, një më pak se skuadra kryesuese e Gostivarit që ka 11 pikë.

Më të merituar për fitoren e së martës ndaj EuroMilkut ishim Mmurat Adili, Kushtrim Ballazhi dhe përforcimi i fundit, Shaban Sulejmani, i cili po tregohet si një goditje e qëlluar për skuadrën kërçovare, duke pasur parasysh se futbollisti shkupjan në tre ndeshje të zhvilluara ka shënuar po aq gola.

Dhe kur fiton, patjetër që pason edhe festa, që nuk mungoi edhe kësaj rradhe, ndërsa tashmë është bërë zakon që futbollistët dhe i gjithë stafi i Vëllazërimit të festojnë me brohoritjet “U la la la, u la la la, u La La”, një stil ky i ngjashëm me atë që bëjnë futbollistët e Shkëndijës së bashku me tifozët e tyre “Ballistët” pas përfundimit të ndeshjeve të tyre kur ata u gëzohen fitoreve.

Публикувахте от KF Vëllazërimi в 26 септември 2017 г.

Leave a Reply