Lopetegi për Marka: Shqipëria posedon ekip me talent

Seleksionuesi i Spanjës, Julien Lopetegi ka vlerësuar Kombëtaren e Shqipërisë në prag të ndeshjes të së premtes në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018.

“Ata arritën që të kualifikoheshin me krenari në Kampionatin Europian dhe ishte e vështirë për ne që të fitonim ndaj tyre në ndeshjen e parë. Shqipëria meritonte që të fitonte ndaj Italisë, kanë një ekip me talente, shumë fizik dhe taktik”, është shprehur trajneri spanjoll në një intervistë ekskluzive për radio “Marka”.

Takimi Spanjë-Shqipëri do të luhet të premtën në stadiumin “Jose Riko Perez”.

Leave a Reply