FIFA dënon Shqipërinë dhe Maqedoninë?

Institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka dënuar Federatën e futbollit të Shqipërisë me 30 mijë franka zvicerane për shkak të brohoritjeve në baza nacionale të tifozëve “kuqezi” gjatë takimit me Maqedoninë të luajtur në Strumicë në kuadër të xhiros së 8-të të kualifikueseve për Botërorin Rusi 2018.

Nga Federata shqiptare e futbollit ende nuk kanë njoftuar për një gjë të tillë, Në ndeshjen Maqedoni-Shqipëri, tifozët mysafirë kanë brohoritur “UÇK, Shqipëri Etnike dhe Ilirida”, ndërsa të gjitha këto janë evidentuar nga delegati i takimit.

Ndërkohë, nuk ka shpëtuar pa u dënuar edhe Federata e futbollit të Maqedonisë, të cilët iu është shqiptuar gjobë prej 6000 frankave dhe vërejtje për skandimet politike nga tifozët vëndas.

Leave a Reply