“Marrëveshja Peru-Kolumbi” që nxori Kilin jashtë Botërorit, del video (VIDEO)

Kili i yjeve si, Aleksis Sançez, Arturo Vidal, nuk do të jetë pjesë e Botërorit “Rusi 2018”. Edhe pse atyre në ndeshjen ndaj Brazilit të zhvilluar gjatë orëve të para të mengjesit të sotëm u konvenonte edhe një barazim, në fund pësuan një disfatë të rëndë 3:0. Pikërisht kjo disfatë largoi ata edhe më shumë Botërorit të vitit të ardhshëm, ndërsa ndikoi edhe barazimi i Perusë ndaj Kolumbisë.

Që të dyja ndeshjet zhvilloheshin në të njëjtën kohë, ndërsa në momentin që u përhap lajmi se Kili po humbiste 0:3 ndaj Brazilit, futbollistët e Perusë dhe Kolumbisë u panë të komunikonin mes tyre. Vallë a është e mundur të ketë pasur një “marrëveshje” në fushë? Ndeshja ishte 1:0 për Kolumbinë dhe në minutën e 75-të, Peruja barazoi me golin e Guerreros.

Si Perusë, ashtu edhe Kolumbisë i interesonte vetëm një pikë për të siguruar një vend për në KB “Rusi 2018”, që në fund edhe e arritën, duke festuar në fund gjithë së bashku kualifikimin, mirëpo jo edhe Kili që mbeti jashtë këtij eventi.

Leave a Reply