Formacionet zyrtare, Vardari-Shkëndija (FOTO)

Java e 10-të në elitën e futbollit vendor do të na dhurojë super derbin e madh, Vardari – Shkëndija. Do të jetë kjo ndeshja më interesante e kësaj jave, në të cilën të dyja skuadrat do të kërkojnë tre pikët e plota.

Pak më parë trajnerët e të dyja skuadrave bënë me dije formacionet zyrtare, me të cilat do të zbresin në fushën e blertë në arenën “Filipi i Dytë”.

Sulmi i Shkëndijës është shumë i frikshëm me futbollistë si Hasani, Ibraimi, Emini dhe Zhunior, teksa në anën tjetër bie në sy prezenca e sulmuesit të ri të Vardarit, rusit Maksim Maksimov, një emër ky i njohur për Shkëndijën, ndaj së cilës skuadër sulmuesi 22-vjeçar kishte shënuar dy gola në ndeshjet e Liga Evropa kur ai mbronte ngjyrat e skuadrës së Trakait, të cilën skuadër më pas “kuqezinjtë” nga Tetova e eliminuan pas fitores 3:0 në ndeshjen e kthimit në Strumicë.

Në formacionin e parë të Vardarit bëjnë pjesë gjithashtu edhe dyshja shqiptare, Iseni dhe Demiri, teksa për shkak të një dëmtimi me përfaqësuesen e Maqedonisë, mungon Visar Musliu.

Leave a Reply