Miletiç i Partizanit: E dimë shumë mirë se çfarë na pret në “Elbasan Arena”

Të enjten në kuadër të grupit “B” të ndeshjeve në Liga Europa në program është ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit. Duke pasur parasysh raportet mes dy komuniteteve, kjo ndeshje pritet të jetë shumë e zjarrtë, ndërsa e njëjta po zë shumë hapësira në mediat serbe.

Mbrojtësi i skuadrës së Partizan Beogradit, Nemanja Miletiç ka dhënë së fundmi një intervistë për “Kurir”, duke folur edhe për skuadrën korçare dhe atë se çfarë i pret të enjten në “Elbasan Arena”.

“Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Pas humbjes së pafat ndaj Dinamos së Kievit, mund të jetë një duel domethënës. Skënderbeu luan në Europa League, dhe janë një ekip i mirë. Nuk i njoh ata për momentin, pasi do ja lë analizën trajnerit. Di vetëm që fusha e tyre dhe tifozëria do na i vështirësojnë punën dhe nuk do e kemi aspak të lehtë”, – deklaroi futbollisti i Partizanit, Nemanja Miletiç.

Leave a Reply