Zidan: Të kemi kujdes nga Heri Kejn!

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan, para sfidës së sotme me Totenhemin në grupet e Ligës së Kampionëve, ka thënë se futbollisti më i mirë në radhët e skuadrës angleze është sulmuesi, Heri Kejn.

“Ai është lojtari kryesor i Totenhemit. Duhet ta mundohemi ta ndalojmë atë. Kejn është futbollist i kompletuar edhe pse nuk duket ashtu, mirëpo çdo herë është në vendin e duhur”, ka thënë Zidan.

Real Madridi dhe Totenhemi në dy xhirot e para kanë grumbulluar nga 6 pikë.

Leave a Reply