Euzebio: E dominuam ndeshjen në tërësi ndaj Vardarit

I kënaqur nga fitorja ndaj Vardarit, e për më tepër për mënyrën dhe qasjen e futbollistëve të tij në këtë ndeshje kishte mbetur trajneri i Real Sociedadit, Euzebio Sakristan, shkruan “infOSport.mk”. Skuadra e tij ishte superiore në arenën “Filipi i Dytë” duke mos e diskutuar fitoren në asnjë çast.

“Sonte arritëm një fitore të madhe. Më vjen mirë që nuk pranuam gol dhe besoj se do të vazhdojmë me këtë ritëm. Pas golit të dytë dhe të tretë e kuptuam se mund të kemi në duart tona ndeshjen, të cilën besoj se e dominuam në tërësi deri në fundin e saj. Koncentrimi ynë ishte në nivelin e duhur, ndërsa ajo që duhet theksuar, është qasja dhe mënyra se si arritëm deri te fitorja në takimin e sontshëm” – tha në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë trajneri i Real Sociedadit, Euzebio Sakristan.

Për Real Sociedadin fitorja e sontshme ndaj Vardarit, ishte ndër fitoret më të thella të arritura nga skuadra baske në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply