Janevski: Iu kërkojë falje tifozëve, faji është i imi për këtë disfatë të madhe!

Pas disfatës 0:6 nga Real Sosiedati, trajneri i Vardarit, Çedomir Janevski ka folur në konferencën për shtyp.

“Kjo është disfatë e madhe për mua, për lojtarët dhe skuadrën. Pranuam gol nga rasti i parë, pastaj kishim rastin të barazojmë dhe të ndryshojmë rrjedhën e lojës, mirëpo nuk arritëm. Pastaj kundërshtari tregoi më shumë klas. Spanjollët kësi lloj ndeshje luajnë secilën javë dhe ajo shihej në terren. Iu kërkojë falje tifozëve për disfatën, un jëm fajtor sa debakëllin e sontëm. Më vjen keq edhe njëherë iu kërkojë ndjesë”, ka thënë Janevski.

Vardari ndeshjen e radhës në Liga Evropa do ta luajë në transfertë ndaj të njejtit kundërshtarë, Real Sosiedati.

Leave a Reply