Ish presidenti i Barcelonës mysafir special i Skënderbeut sonte ndaj Partizanit

Ish presidenti i Barcelonës, Huan Laporta do të jetë sot i pranishëm në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” për të ndjekur për së afërmi ndeshjen e Liga Europa midis  Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit.

Laporta është një prej personazheve më të sukseshme në historinë e klubit “katalunas”, i cili vendosi që klubi t’i kthehej përsëri idealeve të Johan Krujf dhe i dha besim të plotë Pep Guardiolës për të ndërtuar një nga ciklet më të suksesshme në historinë e futbollit spanjoll dhe europian.

Laporta kishte arritur në tokën shqiptare që gjatë ditës ku ishte takuar me drejtuesit e klubit korçar, duke drekuar me ta, ndërsa do të jetë pranë tyre edhe në takimin e sotëm, i cili është shumë i rëndësishëm për vijueshmërinë dhe imazhin e Skënderbeut në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply