“Plaku” Salihi shënon katër gola ndaj Kapfenbergut (VIDEO)

Hamdi Salihi nuk njeh moshë. Salihi ka shënuar plotë katër gola për skuadrën e tij Neustadt në ndeshjen ndaj Kapfenbergut e cila u mbyll me rezultat 4:2. 34 vjeçari shqiptar ka shënuar 3 gola në pjesën e parë, dy prej të cilëve me anë të penalltive, ndërsa në minutën e 57-të shënoi edhe golin e katërt personal, duke mposhtur kështu i vetëm kundërshtarët.

Neustadt bën pjesë në Ligën e Dytë të Austrisë dhe ndodhet në vendin e dytë të tabelës. Ndërkohë Salihi ka shënuar 13 gola në 15 javët e para të Ligës së Dytë austriake.

Leave a Reply