Struga Trim Lum mysafir i Zajazit, Gostivari në Shkup ndaj EuroMilkut

Skuadra më në formë në Ligën e Dytë Perëndim, Struga Ttrim Lum në kuadër të javës së 9-të do të jetë mysafir i skuadrës së Zajazit, që renditet në pozitën e fundit, njofton “infOSport.mk”.

Është ky një rast i mirë për të vazhduar serinë pozitive dhe për të sulmuar pozitën e parë, që aktualisht mbahet nga Vëllazërimi i Kërçovës.

Gostivari hapin fals të javës së kaluar ndaj Labunishtës do të mundohet ta përmirësojë në transfertën ndaj EuroMilkut, te e cila skuadër po shkëlqen dyshja shqiptare, Osmani-Aliji.

Makedonija Gjorçe Petrovi në derbin lokal të Shkupit do të mirëpret Lokomotivën, Labunishta do të jetë nikoqir i Novacit, ndërkohë java e 9-të mbyllet të dielën me ndeshjen midis Vëllazërimit dhe Teteksit.

 

Liga e Dytë Futbollistike e Maqedonisë – Perëndim

Java 9

Makedonija Gj.P 21.10. 14:30 Lokomotiva
Euromilku 21.10. 14:30 Gostivari
Zajazi 21.10. 14:30 Struga Trim & Lum
Vëllazërimi 22.10. 14:30 Teteksi
Labunishta 21.10. 14:30 Novaci

Leave a Reply