Marjan Eckoski kryesori i takimit Shkëndija – Shkupi

Sot në stadiumin e qytetit në Tetovë në kuadër të javës së 11-të mejdanin do të ndajnë dy skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Shkupi, njofton “infOSport.mk”.

“Kuqezinjtë” e Tetovës janë favorit absolut në këtë ndeshje, mirëpo edhe skuadra nga Çairi beson në kualitetet e saj dhe shpreson që të bëjë mrrekullinë në këtë ndeshje, ashtu si i shkoi për dore edhe sezonin e kaluar.

Bylbyli kryesor i këtij takimi do të jetë arbitri nga Ohri, Marjan Eckoski, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Zharko Todorovski dhe Simon Grdanoski.

Marjan Eckoski do ti gjykojë Shkupit edhe në ndeshjen e së mërkurës (25 tetor) në Çair, kur të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu do të përballen me Pobedën nga Prilepi.

Ndeshja midis Shkëndijës dhe Shkupit starton në ora 14:30.

Leave a Reply