Zidan mposht Konten e Alegrin, zgjidhet trajneri më i miri i vitit 2017

FIFA sa i përket trajnerit më të mirë të vitit 2017, ka përzgjedhur teknikun e Real Madridit, Zinedin Zidan. Francezi në këtë garë mposhti dy konkurentët tjerë për këtë çmim Masimiliano Alegrin dhe Antonio Konten.

”Faleminderit Real Madridit që më mundësoi të stërvis lojtarë të mëdhenjë si Cristiano, Luka, Toni, Sergio dhe të tjerët. Faleminderit të gjithë lojtarëve të mi që më mundësuan të jem këtu dhe të fitoj këtë çmim. Pa skuadrën asgjë nuk do të ishte e mundur. Falenderoj dhe kolegët e mi Allegri dhe Conte, që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, është shprehur Zidan.

Leave a Reply