Kroaci-Greqi, ndeshje me rrezikshmëri të lartë! FIFA merr këtë vendim…

Ndeshjet e balotazhit midis Kroacisë dhe Greqisë, që do vendosnin se cila prej tyre do të siguronte një vend për në Botërorin “’Rusi 2018”, janë shpallur të rreziskhmërisë së lartë nga ana e FIFA-s.

Shtëpia e futbollit botëror po mundohet të evitojë çdo përplasje eventuale mes tifozerive të zjarrta ballkanase, ashtu që ka vendosur që ndeshjet mes Kroacisë dhe Greqisë të luhen pa tifozë udhëtues.

Dy javë më parë, një vendim të tillë morri edhe UEFA, duke mos lejuar udhëtimin e tifozëve të Partizanit drejt Elbasanit në ndeshjen ndaj Skënderbeut e vlefshme për grupet e Liga Evropa, vendim ky që vlen edhe për tifozët shqiptarë, të cilët do ta kenë të ndaluar që të udhëtojnë drejt Beogradit për ndeshjen e 02 nëntorit.

Tifozët grekë dhe ata kroatë, njihen edhe për elementë të dhunshme në radhët e tyre, ashtu që sipas FIFA-s një vendim i këtillë që ti shohin ndeshjet vetëm në stadiumin e tyre, do evitonte çdo përplasje mes këtyre tifozërive ballkanase. Rikujtojmë ndeshja e parë mes Kroacisë dhe Greqisë zhvillohet me datë 9 nëntor në Zagreb, ndërkohë vetëm tre ditë më pas këto dy kombëtare do të luajnë në tokën greke.

Leave a Reply