18 vjeçari me dorë të amputuar, realizon ëndërrën e tij në futboll (VIDEO)

Futbolli shpesh din të sjellë storie të bukura që tejkalojnë kufijtë e një sporti, ndërsa kjo që vijen nga Rumania vërtet është e rrallë dhe shumë inspiruese. Ndeshja e Kupës së Rumanisë ndërmjet Petrolul Ploeshtit dhe Miovenit ishte një përballje e zakontë deri në minutën e 100-të. Pasi rezultati në kohën e rregullt ishte baraz 1:1, duhej të luhen vazhdime dhe pikërisht në minutën e 100-të në lojë u inkuadrua Kosmin Lambru.

18-të vjeçari kur hynte në lojë vërehej se ka të mbështjellur dorën e majtë e cila dukshëm është më e hollë se e djathta. Nëse në shikim të parë nuk vërehet, gjithsesi lehtë duket se bëhet fjalë për protezë pasi dorën natyrale Lambru e kishte humbur 10-të vite më parë në një fatkeqësi komunikacioni. Historia e tij fillon 10-të vite më parë kur si 8-të vjeçar goditet nga një kampion që si pasojë përfundon me amputimin e dorës së majtë. Mirëpo djaloshi i guximshëm nuk lejoi ky hendikep ta ndalojë të luftojë për realizimin e ëndërës për të arritur sukses në jetë dhe të bëhet futbollist. Dhjetë vite më vonë ëndëra bëhet realitet dhe Lambru mbrëmë debutoi për Petrolul Ploeshtin që në fund humbi ndeshjen me penalti. Mirëpo nëse dikund vlen fraza “rezultati ishte në plan të dytë”, atëherë definitiv ky rast është unik dhe për respekt. Storia e suksesit të Kosmin Lambru është fascinante kur zbulon se si ka mbijetuar, duke u hedhur vetë nën kampion.

“Kamioni doli nga rruga dhe vinte drejt meje. E dija që do të vdes nëse me godet në kokë dhe nëse nuk mundohet të hidhem nën të. I’a dola ta bëj atë dhe e fundit që kujtoj është që jam zgjuar në spital me dhimbje të madhe në dorë”, sqaron Lambru, duke shtuar se pavarësisht faktit se humbi dorën vazhdoi të ëndërojë të bëhet futbollist profesionist. “Kur kam filluar të ushtroj futboll e para që duhej të mësoja ishte si të bie mbi dorën sintetike. Nuk ishte e lehtë, por asnjëherë nuk jam ankuar”, thotë Lambru. Kështu tinejxheri realizoi ëndërën e tij për tu bërë futbollist profesionist, duke na treguar të gjithëve se njeriu asnjëherë nuk duhet të dorëzohet.  (SHENJA)

Leave a Reply