Makedonija GJ.P e Bajramit transferon ish sulmuesin e Kukësit!

10 ditë më parë e paralajmëruam, ndërsa sot u bë edhe zyrtar transferimi i ish sulmuesit të Kukësit, Godberg Kuper në rradhët e Makedonija GJ.P.

Bëhet fjalë për një sulmues 24-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të Lavello, që garon në kategoritë e ulëta italiane, aty ku edhe kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij, për të vijuar më pas në vitin 2017 në futbollin portugez, aty ku qëndroi deri verën e vitit 2019-të, kur bëri një transferim surprizë në futbollin zviceran te skuadra e Shafhauzen.

Vetëm 6 muaj kishte zgjatur aventura e tij në Zvicër, me ç’rast janarin e vitit 2020 u transferua në rradhët e Kukësit, me të cilën skuadër zhvilloi gjithsej 23 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, duke realizuar edhe 6 gola.

Njëherit aventura në futbollin shqiptarë konsiderohet edhe si periudha më e mirë e Kuper gjatë karrierës së tij.

Tashmë i njëjti do të provoj veten në futbollin tonë vendor, aty ku pritet që të udhëheq sulmin e Makedonija GJ.P, skuadër kjo që në pranverë do të luftojë në dy fronte. Kujtojmë me emërimin e Muharem Bajramit për trajner, skuadra nga Gjorçe Petrovi u ringjall, duke u ngjitur në pozitën e 6-të në renditjen tabelare, ndërsa gjithashtu kjo skuadër ka siguruar edhe një vend për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës. (infOSport.mk)

Leave a Reply