Arbër Zeneli prezantohet te Reims

Arbër Zeneli edhe zyrtarisht futbollist i Reims në Ligue 1 në Francë. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është prezantuar në skuadrën e tij të re nëpërmjet një videoje në Twitter.

Ndërsa vetë futbollisti, që vjen nga Heerenveni ne Holandë, në një postim në Instagram ka shkruar se është shumë i lumtur për këtë transferim.

23-vjeçari, i cili ka regjistruar 15 ndeshje me Kosovën, ka firmosur një kontratë për katër vite e gjysmë.

Leave a Reply