Ish sulmuesi i njohur anglez: Po humb kujtesën për shkak të gjuajtjeve me kokë

Ishte një ikonë e vërtetë e futbollit anglez, të cilin gjeneratat pak më të vjetëra e mbajnë mend për golat e tij të shumtë të shënuar me kokë. Ai gjatë karrierës së tij luajti vetëm në Premierligën angleze, edhe atë duke veshur fanellat e tre skuadrave të vetme, ndërsa për Kombëtaren angleze në 63 ndeshje të zhvilluara realizoi plotë 30 gola. Po shkruajmë për sulmuesin Alan Shirer, i cili në Premierligë numëronte gjithsej 441 ndeshje me skuadrat e Sautempton, Blekbërn Rovers dhe Njukasëll Junajted.

Ai gjatë qëndrimit 10 vjeçar te Njukasëll Junajted në gjithsej 366 ndeshje realizoi 179 gola, me Blelbërn Roversin në 145 ndeshje realizoi 113 gola, ndërsa me Sautemptonin në 23 ndeshje arriti që të shënojë 8 gola.

Shumicën e golave ai i kishte shënuar me kokë, por për këtë motiv, sot në moshën 47-vjeçare, ish-sulmuesi anglez vuan nga një sëmundje patologjike në kokë që shkakton humbjen e kujtesës.

Sipas ish-futbollistit të njohur, një gjë e tillë është shkaktuar nga goditjet që ka marrë në kokë pas kontakteve të forta me topin.

Në një intervistë për “Mirror”, Shearer është shprehur: “Për një gol që shënoja me kokë në një ndeshje, duhet të bëja 1 mijë prova në stërvitje. Nuk e kisha menduar se futbolli do të më linte me pasoja në tru”.

Leave a Reply