Argjentinasi Havier Maskerano në fund të sezonit 2017/2018 do të largohet nga Barcelona. Pas një qëndrimi shtatë vjeçar, argjentinasi ka vendosur të ndryshojë mjedis, duke u larguar nga “Kamp Nou”.
Edhe pse fillimisht mendohej se ai mund të rikthehet në Premierligën angleze, te skuadra e Liverpullit, një gjë të tillë hodhi poshtë “The Sun”, duke bërë të ditur se për Maskeranon nuk ka vend në skuadrën e Jurgen Klop.
33 vjeçari në këtë mënyrë ka vendosur të rikthehet në vendlindje, duke zgjedhur të veshë sërish fanellën e River Plate, aty ku kishte luajtur nga viti 2003 deri në vitin 2005.