Viti 2017-të fantastik, Maqedonia mund edhe Norvegjinë (VIDEO)

Ndeshja kundër Norvegjisë për Maqedoninë ishte e 9-ta e zhvilluar gjatë vitit 2017-të, ku si rrallë herë “verdhekuqtë” shënojnë një serial pozitiv të rezultateve, njofton “infOSport.mk”. Ata sonte në miqësoren e zhvilluar në Shkup  mundën Norvegjinë me rezultatin 2:0, duke arritur kështu deri tek fitorja e 5-të brenda vitit, që do të regjistrohet si një ndër vitetet më të suksesshme në nivel reprezentues.

Ndryshe ishte kjo ndeshja e tretë miqësore e zhvilluar brenda këtij viti, dhe fitorja e dytë e cila erdhi falë golave të shënuar nga Goran Pandev gjatë pjesës së parë (43’) dhe Kire Markoskit (90’).

Pjesë e kësaj fitore ishin edhe tre futbollistët shqiptarë, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Ferhan Hasani, me këtë të fundit që në lojë u inkuadrua vetëm gjatë pjesës së dytë, ndërsa Visar Musliu mbeti në bankinë duke mos u aktivizuar fare në këtë ndeshje.

Ndryshe ishte kjo ndeshja e katërt e zhvilluar mes këtyre dy përfaqësueseve dhe e dyta miqësore, ku Maqedonia iu hakmorrë Norvegjisë për atë disfatë të vitit 2013-të në Oslo, kur me po të njëjtin rezultat (2:0) norvegjezët kishin mundur “verdhekuqtë”, transmeton “infOSport.mk”.

Ndërkohë dy ndeshjet tjera të zhvilluara mes tyre ishin në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2010-të, kur Maqedonia në Shkup kishte barazuar pa gola, teksa në tokën norvegjeze kishte pësuar disfatë minimale 2:1.

Ndeshjet e Maqedonisë gjatë vitit 2017-të

11.11. 18:30 Miq. Maqedonia 2 – 0 Norvegjia
09.10. 20:45 K.KB Maqedonia 4 : 0 Lihtenshtejni
06.10. 20:45 K.KB Italia 1 : 1 Maqedonia
05.09. 20:45 K.KB Maqedonia 1 : 1 Shqipëria
02.09. 20:45 K.KB Izraeli 0 : 1 Maqedonia
11.06. 20:45 K.KB Maqedonia 1 : 2 Spanja
05.06. 19:45 Miq. Maqedonia 0 : 0 Turqia
28.03. 18:00 Miq. Maqedonia 4 : 0 Bjelorusia
24.03. 20:45 K.KB Lihtenshtejni 1 : 1 Maqedonia

Leave a Reply