Juve e ëndërronte por Emre Xhan nuk mendon largimin nga Anglia

Emre Xhan ishte një ndër dëshirat më të mëdha për mesfushën e Juventusit, mirëpo si duket drejtuesit e kësaj skuadre do ta kenë të vështirë për të transferuar atë në Torino, duke pasur parasysh se dëshira e futbollisti është që sërish të luaj në Premierligën angleze.

Kontrata e tij me Liverpullin skadon në fundin e sezonit, mirëpo sipas asaj që shkruan “Star on Sunday”, gjermani me origjinë turke sipas të gjitha gjasave, do t’i bashkohet Mançester Sitit duke injoruar kështu interesimin e Juventusit për shërbimet e tij.

Ai te Siti do të vihet nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola, i cili këtë vit po shkëlqen me ekipin e tij në Premierligë, duke mos pësuar asnjë humbje edhe pas 11 xhirove të kaluara.

Leave a Reply