Golat nga super ndeshja Kosovë-Letoni në “Adem Jashari” në Mitrovicë (VIDEO)

Kosova dhe Letonia kanë zhvilluar një super ndeshje në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku të pranishmit patën mundësinë të shohin plotë 7 gola.

Ishte Kosova ajo që në fund iu gëzua fitores me rezultatin 4:3, edhe pse letonezët në tre raste ndodheshin në aavantazh.

Momentet e gëzimit dhe kthesës së madhe për Kosovën erdhën në 4 minutat e fundit të ndeshjes, kur edhe shënuandy golat e fitores, me anë të Rashanit dhe Halimit.

Glebs Kluskin shënoi dy gola për Letoninë, ndërsa një tjetër realizoi Valerijs Shabala. Ndërkohë për Kosovën përveç Elbasan Rashanit dhe Besar Halimit, në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi.

Leave a Reply