Italia pas 59 vite mbetet jashtë një Botërori

Italia pas 59 vitesh mbetet jashtë një Botërori. Është ky një dështim i madh për “axurrët”, të cilët ndeshjet e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” do të duhet ti ndjekin vetëm përmes ekranit televiziv, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Ventura sonte në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në “San Siro” nuk arritën që të shënojnë asnjë gol përballë Suedisë, kombëtare kjo e cila falë golit të vetëm të shënuar në ndeshjen e parë si vendas, arriti që të kualifikohet për në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi.

Është ky një dështim i madh për italianët, të cilëve do ju mungojë shumë evenimenti Botëror, posaçërisht ikonës së futbollit Botëror, Xhanluixhi Bufon, i cili bashkë me shokët e tij nuk i’a arritën qëllimit të paktën për të shënuar atë gol shumë të kërkuar gjatë dy ndeshjeve me Suedinë, e cila me rezultatin e përgjithshëm 1:0 kualifikohet për në KB Rusi 2018-të.

Është kjo Kombëtarja e tretë pas Zvicrës dhe Kroacisë, që siguron vizën për evenimentin më të rëndësishëm futbollistik Botëror, ndërsa gjatë mbrëmjes së nesërme do të mësojmë edhe udhëtuesin e fundit nga Kontinenti i Vjetër, ku mes tyre do të diskutojnë Irlanda dhe Danimarka.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply