Anglia dhe Brazili, ndeshja ku munguan golat dhe spektakli i pritur (VIDEO)

Edhe pse pritej një spektakël dhe para së gjithash gola të shënuar nga ndeshja midis Anglisë dhe Brazilit në “Uembli”, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi edhe në 90 minuta lojë aktorët në fushën e blertë nuk arritën dot të gjejnë rrjetat respektive, njofton “infOSport.mk”.

Të dyja skuadrat nuk bindën me lojën që treguan, ndërsa edhe rastet e krijuara nga ana e tyre ishin të pakta dhe mbi të gjitha jo serioze, ndërsa në saje të një qasje të tillë të aktorëve në fushë, rezultati 0:0 ishte edhe epilogu përfundimtarë i këtij takimi.

Leave a Reply