Ibra dhe Buba në garë për futbollistin më të mirë në Maqedoni

Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) ka publikuar nominimet me kandidatët për më të mirët e sezonit të kaluar në futbollin vendor.

Mes kandidatëve për futbollistë më të mirë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë me plotë të drejtë janë Besart Ibraimi dhe Ferhan Hasani nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa gjithashtu në garë për çmimin e më të mirit është edhe Stefan Spirovski, tashmë një futbollist i Ferencvaroshit, që ishte ndër më të merituarit për titullin e kampionit të Vardarit gjatë sezonit 2016/2017.

Në garë për çmimin e futbollistes më të mirë në vend sërish është edhe shqiptarja Yllza Maksuti nga AS Junajted, që si kundër kandidate do ti ketë Jana Çubrinovska nga KFF QS Istatov dhe Aleksandra Ristovska nga KFF Tiverija.

Për trajnerin më të mirë në kategoritë e reja në garë janë Bekim Osmani (Shkëndija) dhe Goran Stankovski (Rabotniçki), teksa luftën për futbollistin më të mirë tek të rinjët do ta udhëheqin Elif  Elmaz (Fenerbahce), Enes Fazlagiç (Shkëndija)  dhe Jani Atanasov (Akademia Pandev).

Ndër kandidatët e nominuar për më të mirin e futbollit në palestër, të nominuar janë Erkan Seferi (KFV Shkupi), Aleksandar Gligorov (KFV Veles) dhe Dragan Petrovic  (KFV Veles).

Të gjithë sportdashësit e futbollit mund të votojnë për të preferuarit e tyre në këtë LINK, ndërsa shpërblimet tjera do të përcaktohen nga ana e komisioneve profesionale pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Leave a Reply