Zajazi rikthehet në identitet

Zajazi më në fund është rikthyer në identitet. Skuadra kërçovare në ndeshjen e javës së 13-të në Ligën e Dytë – Perëndim mundi Lokomotivën e Shkupit me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Ismail Ismaili regjistruan edhe fitoren e tyre të tretë këtë edicion, duke shtuar edhe më shumë shpresat për mbijetesë.

Që të dy golat Zajazi ndaj skuadrës shkupjane i realizoi gjatë pjesës së dytë. Ishte Valdet Osmani, ai i cili gjeti rrugën e duhur drejt portës mysafire vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë, teksa fitoren e kërçovarëve e konfirmoi Ago Hashimi me golin e realizuar në minutën e 79-të.

Zajazi pas 13 xhirove ka grumbulluar 12 pikë dhe mban pozitën e parafundit në tabelë, teksa Lokomotiva e Shkupit me 17 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply