Premier Liga, triumfon Junajtedi, vetëm barazim për Totenhemin (VIDEO)

Mançester Junajtedi ka fituar skuadrën e Brigtonit me rezultat 1:0 të vlefshme për xhiron e 13-të në Premier Ligën angleze. Golin e vetëm për triumfin e Junajtedit në këtë përballje u shënua nga ekipi mysafir me autogolin që shënoi Dunk në minutën e 66-të. Deri në fund djemt e Hose Murinjos nuk arritën që të rrisin epësinë, duke e ruajtur atë rezultat, që pas fërshëllimës së gjyqtarit kryesor rezultuan me tri pikë të vlefshme.

Ndërkohë Totenhemi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 me Vest Bromviç Albionin.  Rondon shënoi për miqt, ndërsa për Totenhemin Kejn. Në ndeshjet tjera Kristal Palasi-Stok Siti 1:1, Njukasëll-Vatfort 0:3 dhe Svons Siti-Bornemouth 0:0. Ndërkohë nga ora 18:30 në program është përballja Liverpul-Çelsi./InfOSport.mk

Leave a Reply