Talenti Imeri: Udhëtojmë me optimizëm për të nxjerrë rezultat pozitiv në Manastir!

FC Shkupi ndeshjen në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë e luan në transfertë ndaj Pelisterit në Manastir. Njëri prej talentëve të rinjë, Omar Imeri nga radhët e FC Shkupit ka folur para ndeshjes me Peliserin, i cili ka respektuar deri në maksimum kundërshtarin, ndërsa  shpreson që me ekipin e tij të nxjerrin rezultat pozitiv nga kjo përballje.

 “Në këtë fazë nuk ka më ndeshje të lehta, secila skuadër nga pozita e katërt e deri në atë të fundit është me shanse të veta dhe kërkon që sa më shumë të grumbullojë pikë. Sigurisht se ndeshja e mesjavës ka bërë të që ndjemë pak lodhje, por mendoj se si skuadër jemi shumë të mirë dhe kemi forcë të nxjerrim rezultat pozitiv edhe në Manastir. Nga ndeshja në ndeshje ne luajmë mirë e më mirë, thjesht nuk duhet humbur rastet që po i krijojmë për të shënuar dhe golin. Udhëtojmë me optimizëm drejt Manastirit, duke respektuar kundërshtarin që viteve të fundit ka treguar karakter në kampionatin e Ligës së Parë”, ka thënë Omar Imeri i FC Shkupit.

Ndeshja Pelisteri-Shkupi luhet të dielën në Manastir me fillim në orën 13:00.

Leave a Reply