Trajneri Nuhiu nuk mund të llogaritë në shërbimet e Bunjamin Shabanit

Trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu nuk do të mund të llogaritë sërish në shërbimet e Bunjamin Shabanit. Futbollisti kumanovar u lëndua në ndeshjen me Sileksin që u zhvillua në kuadër të xhiros së 14-të, ndërsa mungoi edhe në takimet që “bardhekaltërit” e luajtën në mesjavë ndaj “Skopjes” në Autokomandë të vlefshme për raundin e 15-të dhe ndaj Renovës në xhiron e 16-të.

Në këtë situatë Shabani mbetet jashtë ekipit të FC Shkupit edhe për ndeshjen me Pelisterin që do të luhet nesër në Manastir, me teknikun Nuhiu që do të bëjë një alternativë tjetër në mungesë të kumanovarit. Përveç tij, numri ‘1’ i stafit teknik të skuadrës nga Çairi i ka në dispozicion të gjithë futbollistët tjerë.

Leave a Reply