Stefan Vujçiq nis me stërvitje të lehta te Shkëndija

Shkëndija e Tetovës në atmosferë pozitive po vazhdon seancat stërvitore për ndeshjen përmbyllëse të gjysmësezonit vjeshtor të dielën me Pelisterin. Risi në seancën e fundit të “kuqezinjëve” ishte prania e Stefan Vujçiçit. Katër muaj pasi këputi ligamentin e përparmë të kryqëzuar të këmbës së djathtë, Vujçiç paraqitet për herë të parë në seancën stërvitore.

Mesfushori gjermano-kroat pasi kaloi pjesën e terapive dhe rikuperimit pas ndërhyrjes kirurgjikale, tani më ka nisur me vrapime të lehta. Si janë duke rrjedhur gjërat, Vujçiç pritet të startojë punën në fazën përgatitore të janarit, ndërsa nëse gjithçka do të shkojë si duhet, ai pritet të jetë i gatshëm për lojë në start të gjysmësezonit pranveror.

Leave a Reply