Arbitri Villanueva pas golit të anuluar të Barcelonës, sonte bënë një gafë edhe më të madhe (VIDEO)

Arbitri Iglesias Villanueva sërish është bërë protagonistnë futbollin spanjoll. Arbitri i cili ditë më parë i anuloi një gol të rregullt Messit në ndeshjen derbi të javës së 13-të në La Liga përballë Valencias në “Mestalja”, sonte ka bërë gafën e rradhës.

Për dallim nga ndeshja e së dielës kur edhe pse topi kishte kaluar vijën e golit pas goditjes së Messit, nuk kishte pranuar golin, Iglesias Villanueva sonte akordoi një 11-metërsh inekzistent në favor të Espanjollit kundër Tenerifes, ndeshje kjo e vlefshme për ndeshjet e 1/16 së finales.

Álvaro Vázquez i Espanjoll në minutën e 35-të tentoi të godas nga jashtë zonës në drejtim të portës mysafire, mirëpo topi u ndal me duar nga ana e Jorge Sáenz. Ishte kjo prekje me dorë e qartë nga ana e futbollistit mysafir, por edhe më shumë e qartë se një gjë e tillë ndodhi jashtë zonës së rreptësisë, mirëpo kjo për arbitrin Villanueva kishte të bëjë me penalti, me ç’rast tregoi në pikën e bardhë, madje duke ndëshkuar futbollistin mysafir me kartonë të verdhë.

Moreno morri përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh dhe nuk gaboi, duke barazuar rezultatin në 1:1 në ato momente, ndërsa deri në mbyllje Espanjolli falë golave të shënuar edhe nga Granero dhe Garsia shënoi fitore me rezultatin 3:2, rezultat ky i përgjithshëm nga ky dyluftim mes këtyre dy skuadrave, duke pasur parasysh se ndeshja e parë në fushën e Tenerifes ishte mbyllur me barazim pa gola.

Valencia ka vazhduar me rezultatet pozitive, teksa mbrëmjen e së enjtes me rezultatin 4:2 mundi Zaragozën, duke vazhduar rrugëtimin e sigurtë drejt 1/8 së finales, ku një vend siguruar edhe Viljareali, Alavesi dhe Kadizi, që bëri surprizën e mbrëmjes, duke eliminuar skuadrën e La Ligas, Betisin me rezultatin 3:5.

Spanjë: “Copa del Rey”
Ndeshjet kthyese të 1/16 së finales
Betis 3 : 5 (2:1) Cadiz 
Valencia  4 : 1 (2:0) Zaragoza
Espanyol  3 : 2 (0:0) Tenerife
Villarreal  3 : 0 (0:1) Ponferradina
Alaves  3 : 0 (1:0) Getafe

Skuadrat e nënvizuara me BOLD janë kualifikuar për më tej, ndërsa në kllapa keni rezultatet e ndeshjeve të para.

 

Leave a Reply