Tragjedi e rëndë në Itali! Gruaja e lojtarit të njohur italian vret dy fëmijët e saj

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Itali, ku ishte e përfshirë familja e ish lojtarit të regbisë, Andrea Benatti.

Bashkëshortja e tij, Antonella Barbieri goditi për vdekje me thikë djalin e saj të madh Lorenzo Zeus (5 vjeç), pasi kishte mbytur vajzën e saj, Kim (2 vjeçe).

Më pas, bashkëshortja e Andrea Benatti-t ka tentuar të vrasë dhe veten duke u aksidentuar me makinë.

Antonella është jashtë rrezikut për jetën, edhe pse në gjendje jot ë mirë shëndetësore. Sipas “Gazzetta dello Sport”, ajo nuk pranon të marrë mjekim dhe nuk është bërë ende i mundur operimi i saj.

Sipas të afërmve të bashkëshortes së Andrea Benatti-t, Antonella vuante nga probleme të rënda psikike.

39-vjeçari Andrea Bentatti gjatë karrierës së tij ka luajtur me Viadana-n, skuadër me të cilën gjatë vitit 2002 kishte fituar titullin kampion në Itali.

Leave a Reply