Botërori i Klubeve, ja sa të holla fiton ekipi kampion!

FIFA ka përcaktuar vlerat e shpërblimit për ekipin fitues të Botërorit të Klubeve, që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fituesi i kompeticionit do të përfitojë 5 milionë dollarë, ose 4.2 milionë euro. Vendi i dytë fiton 4 milionë dollarë ose 3.6 milionë euro, i treti 2.5 milionë, i katërti 2 i pesti 1.5 dhe i gjashti 1 milion dollarë.

Ekipi i eliminuar, Auckland, do të marrë 0.5 milionë, ndërkohë që të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga FIFA.

Në fakt, për Realin e Madridit, që zbret në fushë më 13 dhjetor ndaj Al Xhaziras, nuk ka më shumë rëndësi ana financiare se ngritja e trofeut, që është prodhuar në Birmingham dhe përbëhet nga metale të çmuara.

Trofeu ka një sferë, që përfaqëson planetin dhe që mbështetet në 6 shtylla. Ky trofe është 50 centimetra i gjatë dhe peshon 5.5 kg.

Leave a Reply