Donaruma në janar ikën nga Milani!

Kanë kaluar shumë pak muaj që nga firmosja e Donarumas me Milanin dhe gjithçka nis nga fillimi. Në kontratën e firmosur deri në vitin 2021, mungon klauzola e prishjes së saj para kohe. Kjo vë në pozitë më të favorshme Milanin, por për shumë arsye mund të ndodhë e kundërta dhe drejtuesit “kuqezinj” të vendosin për ta shitur atë, madje që në merkaton e janarit.

Firma e tij gjatë korrikut të këtij viti  pretendohet se ka ardhur nga presioni psikologjik, ndërsa në kushte të këtilla tifozët e Milanit nuk mund të jenë të qetë, pasi mund të ndodh që përveç rezultateve jo të mira, ta pësojnë edhe një goditje tjetër me shitjen e një ndër portierëve më të mirë në futbollin evropian.

Leave a Reply