Drita Islami, atletja më e mirë në vitin 2017-të 

Drita Islami dhe Dario Ivanovski janë vlerësuar më të mirët e vitit 2017 në atletikën vendore në ceremoninë e shpalljes së laureatëve të vitit nga Federata e Atletikës së Maqedonisë. Vazhdon dominimi i Drita Islamit e cila për herë të dytë me rradhë zgjidhet më e mira e atletikës vendore në kategori të senioreve, ndërsa shpallet më e mira për të shtatën herë me rradhë. Si në të kaluarën, Islami spikati me rezultatet e saj edhe në vitin 2017, kur vendosi rekord të ri shtetëror në disciplinën 400 metrave me penegesë.

“Jam shumë e kënaqur me rezultatet e arritur gjatë vitit 2017-të, me dominimin tim në Kupën e Evropës në 400 m me pengesë, si dhe me rekordin në po këtë disciplinë. Jam shumë krenare me veten që arrita të zgjidhem atletja e vitit në Maqedonisë për të shtatën herë rradhazi. Viti 2018-të do të jetë më shumë gara të reja dhe sfida të reja dhe normalisht synimi im do të jetë pjesmarrja në Lojërat Mediterane si dhe ndonjë plasman i mirë në këto lojëra”, është shprehur atletja, Drita Islami.

Nikolla Stojanoviq nga Klubi i Kumanovës u zgjodh atleti më i mirë i ri, teksa tek femrat ky çmim shkoi për Martina Mirovska-n nga Klub i Atletikës Ohri. Në kategorinë e juniorëve të rinjë u vlerësuan edhe Jana Mitovska dhe Millan Velkoviq. Berkan Emini nga Klubi i atletikës Liria u zgjodh më i miri në konkurencë të pionierëve, ndërsa në këtë kategori te femrat u vlerësua Margo Bojaxhieva. Te pionierët e ri më e mira u zgjodh Irma Ajdari nga klubi Liria, teksa tek meshkujt në këtë kategori u zgjidh Vlladimir Bituljanu nga Klubi i Atletikës Rabotniçki.

Filip Kolevskit nga Klubi i Atletikës Kumanova u vlerësua trajneri më i mirë, Aleksandra Vojneska Zikovas i takoi çmimi i trajneres më të mirë individuale, ndërsa çmimi për vepër jetësore shkoi për Demir Dautovskin dhe Ilija Cukalov. Federata e Atletikës së Maqedonisë me mirënjohje vlerësoi edhe Agjencionin për Rini dhe Sport dhe Komitetin Olimpik të Maqedonisë.

Leave a Reply